English

PDIU: Humbja e Sabri Godos, trishtim për mbarë kombin

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit Sabri Godo nëpërmjet një mesazhi.

Në qëndrimin e saj PDIU shprehet se, shqiptarët nga të gjitha trevat nga Çamëria në Kosovë humbën një personalitet të shquar të skenës politike dhe shoqërore, një zë të matur dhe të fuqishëm të çështjeve të mëdha të kombit.

“Humbja e Sabri Godos është një trishtim për mbarë kombin shqiptar, i cili i është mirënjohës për aktivitetin e tij politik kombëtar. PDIU gjen rastin të ngushëllojë familjarët e Sabri Godos, duke siguruar se emri i tij do të mbetet me shkronja të arta në historinë tonë moderne”, përfundon mesazhin ngushëllues PDIU.

a.y/NOA

KOMENTE