English

PR: Vendi humbi politikanin vizionar

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Partia që ai vetë themeloi dhe e drejtoi për 7 vite, Partia Republikane ka shprehur hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të politikanit Sabri Godo.

“Shqipëria humbi politikanin e urtë dhe vizionar dhe shkrimtarin e shquar. Sabri Godo vendosi mbi çdo gjë interesin kombëtar”, thuhet në mesazhin e PR. Mësohet se në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane dhe e drejtoi atë për 7 vite, ndërsa së fundmi mbante postin e Presidentit të nderit.

a.y/NOA

KOMENTE