Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Pas marrjes vesh të lajmit për ndarjen nga jeta të politikanit Sabri Godo, kryesocialisti Edi Rama ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
“Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes. Po ashtu Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konseguencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare”, thuhet në mesazhin e kreut të PS.
Në emër të socialistëve shqiptar Rama i ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta familjes së Sabri Godos.
a.y/NOA