Shkup, 3 dhjetor 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të vizitojë sot Maqedoninë, ku pritet të promovojë librin e tij “Kurban” në Tetovë. Rama gjatë vizitës së tij pritet të zhvillojë takime dhe me liderët e partive politike shqiptare, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Promovimi i librit do të bëhet në Shkup të shtunën, në Qendrën Teatrore për Fëmijë, ndërsa të dielën në Tetovë. Rama viziton Maqedoninë pas vizitës së tij në Kosovë, ku pasoi promovimi i librit të tij dhe takimet me krerët shtetëror dhe partitë politike.
a.k/NOA