Vlorë, 3 dhjetor 2011, NOA- Një 55 vjeçar nga qyteti i Vlorës ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një sasie të konsiderueshme lënde drusore.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Shyqyri Alliu, dyshohet të ketë vjedhur një magazinë në lagjen “1 Maji” nga ku ka marrë një sasi prej 5 m³ lëndë drusore.
Pas sinjalizimit për këtë rast, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore nga të cilat ka rezultuar se autori i dyshuar për këtë rast ishte Alliu.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lëndës drusore të cilën ky person ja kishte shitur shtetasit R. D., me një çmim prej 12.000 mijë lekë.
a.y/NOA