Durrës, 3 dhjetor 2011, NOA – Një vajzë 25 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se shpërndante drogë. Sipas policisë së Durrësit, vajza me inicialet I.K, është arrestuar dje rreth orës 08.35. Pas kontrollit të bërë në makinën me të cilën udhëtonte, një “Ford” me targa AH418HA, ju gjet një qese me 9 gramë kanabis sativa.
Po dje është arrestuar dhe një person tjetër që dyshohet se kryente trafikun e drogës në sasi të vogla.
Personi tjetër i arrestuar është Bekim Isufi, 18 vjeç, banues në Rrashbull të Durrësit.
Ai është kapur në lagjen Nr. 14 në Durrës. Gjatë kontrollit, atij ju gjet një sasi prej 3.80 gramë kanabis sativa.
a.k/NOA