English

Topi: Godo, një politikan moderator

Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi pas ndarjes nga jeta të politikanit Sabri Godo ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për familjen dhe anëtarët e Partisë Republikane, të cilin Godo e themeloi dhe e drejtoi për 7 vite.

Ai e ka cilësuar humbjen e tij si një lajm të dhimbshëm për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

“Godo përfaqëson një politikan moderator në politikën shqiptare 20 vjeçare, një personalitet në fushën e kulturës dhe një emër me kontribute publike”, shkruan Topi në mesazhin e tij.

Më 22 nëntor Sabri Godo u shtrua në reanimacionin e spitalit të Mushkërive, në Sauk të Tiranës dhe sipas mjekëve, vuante nga likidi pleural (ujëmushkëri). Pas trajtimit në terapi intensive ai ka marrë mjekime në pavion, ndërsa vetëm pak ditë më parë ka lënë spitalin, pasi mësohet se kishte shprehur dëshirën që çastet e fundit të jetës ti kalonte në ambientet e shtëpisë së tij.

Sabri Godo u nda nga jeta mesditën e sotme në moshën 82 vjeçare.

a.y/NOA

KOMENTE