English

Tradhton të fejuarën 127 kile... me një tjetër që peshon 140 kg

Londër, 3 Dhjetor 2011 NOA - Ishte fejuar me një vajzë mbipeshë që peshonte 127 kilogramë dhe e ka tradhtuar atë me një që peshonte 140 kile ose plot 13 kg më shumë.

Matt Kemp, 27 vjeçari që shihni tek kjo foto bashkë me dy femrat e tij, zjarrfikës në Leonards on Sea, në Angli ishte fejuar me Amanda Hart, 25 vjeçe dhe që peshonte 127 kile. Të dy ishin takuar online dhe çifti ishte duke planifikuar dasmën, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Për mediat vendase Amanda ka deklaruar se gjithçka i dukej si një përrallë: ajo kishte gjetur një princ të gatshëm që kishte shkuar përtej paraqitjes dhe peshën së saj që për të kishte qenë gjithmonë problem.

"Ai ishte shumë i dashur me mua, dhe unë kisha vendosur të martohesha me të menjëherë. Pesha ime kishte qenë gjithmonë një pengesë për marrëdhëniet e mia romantike dhe unë mendova se e kisha gjetur më në fund shpirtin tim binjak", ka thënë Amanda.

Por ëndrra nuk ka zgjatur shumë, ajo është gjendur në befasi kur ka zbuluar se Matt e tradhtonte me Michelle Flack, 33 vjeçe edhe më të shëndoshë se ajo.

Befasia ishte edhe më e hidhur për shkak të peshës së Michelle, 140 kile. Në fakt, Amanda thotë: "unë kam pasur gjithmonë frikë se ai mund të më linte për dikë më elegante se mua".

Përfundimisht, Amanda ka lënë Matt, Michelle ka lënë Matt, dhe të dyja vajzat janë bërë mike të ngushta me njëra-tjetrën.

a.e/NOA

KOMENTE
  • Sadik Cukaj13:06 - 04 Dhjetor 2011
    Kur dikushesht ifejuaresht apsurt panjezore psykopati ter jeten