Tiranë, 3 dhjetor 2011, NOA- Drejtori i hipermarketit Carrefour, i hapur së fundmi në një qendër tregtare në periferi të kryeqytetit është gjetur i varur pak çaste më parë.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se 42 vjeçari Xavier Thibonet u gjet i varur në banesën e tij me rripin e pantallonave.
Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa nuk bëhen të ditura ende arsyet e ngjarjes.
Gjithsesi uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje në banesën e tij në rrugën “Pjetër Budi” dhe kanë nisur hetimet për rastin pas denoncimit të bërë nga bashkëpunëtorët e tij.
a.y/NOA