Bolonja, 3 dhjetor 2011, NOA- Ka hedhur nga dritarja e katit të katërt gruan e moshuar e të sëmurë prej kohësh, e më pas është hedhur edhe vetë.
Siç informon NOA.al, burri i moshuar vdiq në moment, ndërsa gruaja u dërgua për ndihmën e shpejtë por që edhe ajo humbi jetën pak çaste më vonë.
Ngjarja në fjalë ndodhi në Bolonja të Italisë, ku po vijojnë dhe hetimet për rastin në fjalë ndërsa thuhet se të moshuarit i ishte mërzitur jeta pas lëngimit të së shoqes dhe pamundësisë së tij për të vepruar.
a.y/NOA