English

Edhe mbretëresha në krizë, Elizabetës “i ngrin” rroga

Londër, 4 dhjetor 2011, NOA – E besoni ose jo, por tani edhe mbretërit janë në krizë për para.

Kjo e fundit ka prekur edhe familjen mbretërore angleze, madje vetë madhërinë e saj Elizabet. Kështu, oborri mbretëror ka vendosur të mos rrisë asnjë shpenzim deri në vitin 2015. Në këtë mënyrë, i thuhet lamtumirë rikonstruksionit të shtëpive luksoze mbretërore të anëtarëve të familjes së kurorës së lartë.

Tundimit në fakt nuk i ka rezistuar dot mbretëresha, e cila sapo ka harxhuar 500 mijë sterlina, ose 300 milion euro për të blerë një kalë me emrin Memory. Ai ka gjak të pastër dhe ka fituar të paktën 700 gara.

KOMENTE