SHBA, 4 Dhjetor 2011 NOA - Është quajtur e mbinatyrshme, fuqia e dukshme që ka goditur Jill Price cila që nga mosha 12 vjeçare nuk është më në gjendje të harrojë asgjë.
Jill, 45-vjeçe, nga Kalifornia është në gjendje të mbajë mend çdo gjë që ka ndodhur që kur ajo ishte një fëmijë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kjo aftësi e jashtëzakonshme i lejon asaj të kujtojë çdo gjë, çdo gjë që ka ndodhur me njerëzit e saj të dashur, çdo ngjarje apo transmetim televiziv në TV.
Mjafton që asaj t;i jepet vetëm një datë dhe ajo do të tregojë se çfarë dite e javës është, dhe çfarë ka ndodhur atë ditë, detaj për detaj. Ndërkohë mjekët pohojnë se ata ende nuk mund të japin një shpjegim.
a.e/NOA