English

Kërcënoi më armë, arrestohet 27-vjeçari

Elbasan, 4 dhjetor 2011, NOA – Policia e Elbasanit ka kapur një person të shpallur në kërkim, për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim. Armand Meta, 27 vjeç banues në fshatin Katund i Ri-Elbasan, është arrestuar dje gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas policisë, Meta, në fshatin Shijon, Komuna Bradashesh Elbasan, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri automatik A.Terziu, 34-vjeç, banues në fshatin Shijon.

Policia po punim për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet ndaj 27-vjeçarit do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtje pa leje, kanosje”.

a.k/NOA

KOMENTE