Halkidha, Greqi, 4 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - E pabesueshme, por e vërtetë. Një burrë ka dashur të përjetojë aventura të reja erotike duke rrëmuar në femrat që kanë faqet e tyre në Facebook por ka rënë pikërisht në gjurmët e bashkëshortes.
Kjo ka ndodhur këtë prag fundjave në Halkidha, qytet turistik bregdetar në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.al.
Mësohet se 45 vjeçari për të arritur qëllimin e tij bleu një laptop, hapi profil të tijin në Facebook dhe nisi gjahun.
Ndërkohë, e shoqja 36 vjeçare po arrinte të kuptonte se diçka nuk po shkonte mirë mes tyre dhe nisi ta përgjojë. Ajo rriti dyshimet pikërisht duke parë sa i shoqi po merrej me Facebookun ndaj besonte se ai po tentonte ta tradhtonte.
Hap një llogari në Facebook me emër të rremë femre dhe foto jo të sajat dhe e fut në kurth të shoqin duke nisur bashkëbisedimin përmes rrjetit social.
Për pak ditë, njohja e tyre arriti kulmin aq sa burri la takim me të në një hotel në Athinë dhe ajo pranoi.
kur u nis për në Athinë, burri nxori justifikime udhëtimi pune dhe e shoqja ia bëri të qartë se e mirëkuptonte.
Por në hotel ka ndodhur ajo që dihej më parë vetëm nga gruaja. Ajo ka ndalur te porta e hotelit dhe atje ka pritur derisa i shoqi të futej brenda dhe i ka dalë përpara.
r.b/NOA