English

Kriza e dritave, ekspertët: Zgjidhja, interkonjeksionet

Tiranë, 4 dhjetor 2011, NOA - Shqipëria është një vend që rreth 90 përqind të prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike e siguron nëpërmjet shfrytëzimit të burimeve hidrike. Niveli i prodhimit dhe shëprndarjes së energjisë për tregun vendas dhe për eksport është në rradhë të parë në varësi të kushteve atmosferike. Nëse në dy vitet e kaluara ka patur reshje të shumta të shiut dhe produkti ka qënë i bollshëm, kjo është shoqëruar nga ana tjetër me shkaktimin e dëmeve të konsiderueshme nga përmbytjet në zonat e banuara afër bazeneve të hidrocentraleve. Këtë viti kemi një pamje të kundërt. Mungesa e rrjeshjeve të shiut dhe thatësira e tejzgjatur e kanë ulur ndjeshëm kuotën e ujit në hidrocentrale duke e cuar në pikën më kritike dhe automatikisht ka një reduktim drastik të prodhimit vendas. Kompesimi i nevojave nga konsumatorët famijarë dhe të biznesit bëhet nëpërmjet importit.

Përballë situatës së krijuar ekspertët e sektorit energjitik apelojnë për një vëmendje maksimale dhe ndërmarrjen e hapave konkretë për normalizmin afatgjatë të situatës. Pajtim Bello, ish zëvendesministër i Ekonomisë dhe Energjtikës mendon se nuk duhet “mbetet vetëm në letër” synimi dhe objektivi i autoriteteve për ta trajtuar si prioritet sektorin energjitik. Riciklimi i krizave kur në një periudhë përmbyten HEC-et dhe në një periudhë të tjetër uji ulet në kuotën kritike që bllokon prodhimin e energjisë, tregon mungesë vizioni nga qeveria, thotë Bello.

“Në rradhë të parë duhet zgjidhur përdorimi me eficencë i energjisë. Në Shqipëri ende një pjesë e mirë e energjisë vidhet dhe nuk faturohet. Dhe këto quhen humbje në rrjet që shkojnë në nivelin 40 përqind. Kurse nga energjia e faturuar arkëtohet vetëm 70 përqind. Kur të zgjidhim këtë problem ne do të zgjidhim dhe të tjerat që vijnë një pas një. Një cështje tjetër është respektimi i interkonjuksioneve në rrjet, pra kombinimi i eksportit dhe importit me periudhat kur ka rreshje dhe ka eksport dhe kur ka thatësirë dhe duhet importuar. Kjo ka efekt kur sistemi menaxhohet teknikisht dhe jo politikisht”.

Pajtim Bello shikon si një investim të sigurtë orientimin drejt tregjeve rajonale të energjisë, me anë të të cilit realizohen shkëmbime në interes reciprok dhe nuk ndjen oshilacionet e kapriciove të natyrës. Kjo, sipas tij, është dhe eleminim apo reduktim i shpenzimeve të larta që bien në kurriz të ekonomisë shqiptare. Për mendimin tim një nga rrugëzgjidhjet e qarta afatgjatë është ndërtimi i linjës së interkonjuksionit 400 klivolt mes Shqipërisë Kosovës, thotë ai në intervistën për Deutche Wellen.

Sipas Bellos autoritetet zyrtare duhet të nisin sa më parë materializim e këtij projekti mes dy vendeve, që pas realizmit do të ndikojë shumë pozitivisht jo vetëm në sistemin energjitik të tyre, por dhe vendeve të tjera të rajonit tonë.

a.q/NOA/DW

KOMENTE