Atlanta, 4 dhjetor 2011, NOA - Delma Kinney, është fatlumi amerikan nga Atlanta, i cili ka festuar 51-vjetorin duke fituar për herë të dytë 1 milion dollarë në një llotari.
Kinney ka treguar se ai e bleu biletën fatsjellëse "Super Millions" ndërsa ishte në supermarket për të blerë ilaçe kundra-ftohjes
Në 2008, Kinney kishte regjistruar një fitore të njëjtë duke blerë një biletë për një llotari tjetër.
51-vjeçari, i divorcuar dhe baba i tre fëmijëve ka deklaruar se një pjesë të fitimeve të fundit do t′i japë për bamirësi.
Paratë e fituata më herët amerikani thotë se do të përdoren për edukimin e fëmijëve.
a.q/NOA