English

Maqedoni, Rama takon Cervenkovskin

Shkup, 4 dhjetor 2011, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Meqedoni.

Takimin e parë, Rama gjatë ditës së sotme e zhvilloi me Kryetarin e LSDM, Branko Cervenkovski.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PS-së, gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer qendrimet e tyre për situatën në Shqipëri dhe Maqedoni sa i takon integrimit europian dhe mundësive për të përshpejtuar këto procese.

Një çështje tjetër me rëndësi në takimin e Kryetarit të PS Edi Rama dhe Kryetarit të LSDM Branko Cervenkovski kanë qenë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit kanë qenë të një mendimi kur kanë pohuar se marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të një niveli që konsiderohet i mirë, por që sigurisht thellimi i mëtejshëm i tyre është një mundësi e vazhdueshme.

a.q/NOA

KOMENTE