English

Nisi votimi në Rusi, bujë reklama sexy e Putin (VIDEO)

Moskë, 4 dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku - Më shumë se 110 milionë shtetas rusë janë thirrur sot që të hedhin votën e tyre për parlamentin e ri të Rusisë. Ata votojnë për 450 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit dhe në garë janë shtatë parti.

Rusia e Bashkuar, partia në pushtet e cila aktualisht ka 315 vende sipas sondazheve do të jetë sërish në avantazh por nuk do të ketë më shumë se 300, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Komunistët, Liberal Demokratët dhe Vetëm Rusia gjithashtu mendohet të arrijnë rezultate të mira në këtë garë zgjedhore. Gjithsesi partitë opozitare kanë thënë se zgjedhjet janë të padrejta, sepse autoritetet vendore përkrahin Rusinë e Bashkuar me fonde të shumta si dhe kohë televizive maksimale përkundër hapësire të vogël për opozitarët.

E ndërsa jemi tek hapësira televizive dhe kjo reklamë e Rusisë së Bashkuar të Putinit, ka bërë shumë bujë pasi u transmetua deri dy ditë më parë dhe ndillte sidomos rininë.

Video tregon si një vajzë top-modele rreket të votojë dhe sheh një djalë të cilin e pëlqen. Kur futet në dhomën e fshehtë të votimit, nuk duron dhe rrëmben aty edhe djalin e më tej kur dalin, ajo që u mbetet është të rregullojnë rrobat, pasi kanë “shkundur”... VOTËN.

r.b/NOA

333
KOMENTE