English

Parashikimi i motit për 5 dhjetor 2011

Tiranë, 4 dhjetor 2011, NOA - Sipas MeteoAlb, të hënën, që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të dominohet nga vranësira dhe shira të dobët, si fillim në veri dhe veriperëndim të vendit e më pas gjatë orëve të mesditës do të përfshijnë të gjithë territorin.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin, ku më problematike situata paraqitet në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë pasi shirat do të jenë të konsiderueshëm.

Në zonat malore verilindore dhe juglindore do të ketë reshje dëborë.

Gjatë natës parashikohet që shirat intensive të bien në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat minimale, por mesdita do të ketë rënie për shkak të pranisë së vranësirave dhe shirave gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim veri-veriperëndimor.

Kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrijë deri në 3 ballë. Deti Adriatik dhe Jon do të mbeten të trazuar si pasojë e stuhive të forta të erës.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i paqëndrueshëm.

Në këto kushte do të ndodhet Europa Verilindore, Perëndimore dhe Europa Qendrore. Në Rusi dhe në vendet nordike do të ketë reshje të dendura dëbore gjatë gjithë ditës, e cila do të shoqërohet me stuhi të forta ere.

Ndërkohë, në Europën Qendrore dhe një pjesë të pellgut të Mesdheut do të dominojë moti i paqendrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu.

Problematike situata do të mbetet në Francë dhe në zonën e Alpeve, ku reshjet e shiut dhe të dëborës do të bien me intensitet të lartë shoqëruar me stuhi ere, duke bërë që situata të përkeqësohet.

Gjithashtu vranësira dhe reshje shiu do të ketë edhe në Itali dhe në Ballkanin Perëndimor, pasi gjatë pasdites vranësirat do të grumbullohen dhe për pasojë do të gjenerojnë shira të dobët.

mit/NOA

KOMENTE