Tiranë, 4 dhjetor 2011 NOA – Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së diel, vetëm pak minuta më parë.
Bashkëpunëtori i agjencisë NOA.al raporton se në kthesën pranë rrugës “Hoxha Tahsim”, flakët kanë përfshirë një godinë trekatëshe.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policore kurse më tej ka mbërritur një makinë zjarrfikëse dhe pak çaste më parë një e dytë.
Zjarri ka arritur të shuhet pjesërisht por dëmet ende nuk dihet sa janë në familjen e dëmtuar.
Policia thotë se dëme ka edhe në një pallat aty pranë ku flakët i janë afruar disa apartamenteve me dëmtime të vogla.
Nën hetim janë aktualisht shkaqet e zjarrit që shpërtheu. Dy banorët e shtëpisë kanë dalë pa lëndime nga godina e përfshirë nga flakët.
e.t/NOA