English

Rama: Nuk kam punuar me Berishën kundër Nanos

Tiranë, 4 dhjetor 2011, NOA - Pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha se ka bashkëpunuar me Edi Ramën për të rrëzuar nga pushteti ish-kryeministrin Fatos Nano ka ardhur dhe reagimi i kreut të PS-së, Edi Rama. Në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se nuk ka punuar me Berishën kundër Nanos. “Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon ? Aq sa çkam punuar me këtë rrenacak pacak për të shkruar në libër ato që mendoja për Nanon”, shkruan Rama.

Ai ka theksuar se është “keqardhje që të kesh një lexues të gjynahtë si Berisha”. Rama thekson se kryeministri merret gjithë ditën më librin, “por nuk thotë dot që e ka lexuar”.

a.k/NOA

KOMENTE