English

Rrihet dhe drogohet fëmija 18 muajsh, në pranga nëna

Palermo, 4 dhjetor 2011, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot pasdite Palermon por edhe të gjithë Italinë. Një fëmijë vetëm 18 muajsh është shtruar me urgjencë në pediatrinë e qytetit, pasi është dërguar nga nëna dhe personi me të cilin ajo bashkëjetonte, raporton agjencia NOA.al

Sipas mediave italiane, vogëlushi kishte në të gjithë trupin shenja dhe djegie, të cilat sipas mjekëve çonin në dyshime të mëdha.

Pas analizave u konfirmua se fëmijë doli pozitiv ndaj testit të drogës, madje janë gjetur gjurmë kokaine.

Menjëherë policia ka arrestuar nënën 25 vjeçare, e cila akuzohet për keqtrajtim dhe shpërndarje droge.

Mjekët thonë se fëmija është në rrezik serioz për jetën dhe organet e tij po i largohen gjithnjë e më shumë niveleve të mbajtjes në jetë.

a.q/NOA

KOMENTE
  • mati23:23 - 04 Dhjetor 2011
    :( shokuse,si ka munsi qe te arrij deri ne ket pik!!!!gabon prindi paguan fmija,shum keq ,sa me tej po shkojm aq me keq po behet bota.