Moskë, 4 dhjetor 2011, NOA - Nën hijen e akuzave për manipulime dhe keqtrajtim të vëzhguesve, zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare në Rusi. 110 milionë rusë duhet të votojnë për 450 deputetët e Dumës. Partia e kryeministrit Vladimir Putin parasheh fitoren, por sipas të dhënave të veta, pret të mos e arrijë mazhorancën e dy të tretave. Në këto zgjedhje janë në garë shtatë parti. Partitë e opozitës, që kanë propaganduar hapur për ndryshimin e pushtetit, janë përjashtuar nga votimi. Vëzhgues perëndimorë shprehin dyshime për zgjedhjet. I ngarkuari i qeverisë gjermane për Rusinë, Andreas Schockenhoff bëri fjalë për një rikthim në modelin sovjetik. Ai kritikoi edhe mënyrën e veprimit të autoriteteve ndaj organizatës së pavarur të vëzhguesve vendorë Golos. Zgjedhjet parlamentare për Dumën shihen si hapi i parë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku Putini dhe Medvedevi kanë këmbyer kandidaturat. a.k/NOA/DV