Moskë, 4 dhjetor 2011, NOA - Ndonëse cilësohet si fituese, deri më tani e zgjedhjeve të kësaj të diele, partia e kryeministrit rus, Putin ka një rënie të ndjeshme votash krahasuar me vitin 2007.
Sipas exit poll, ai ka marrë 48.5-% të votave, duke vënë kështu në diskutim mazhorancën e dy të tretave.
Në këto zgjedhje janë në garë shtatë parti. Partitë e opozitës, që kanë propaganduar hapur për ndryshimin e pushtetit, janë përjashtuar nga votimi. Vëzhgues perëndimorë shprehin dyshime për zgjedhjet. Zgjedhjet parlamentare për Dumën shihen si hapi i parë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku Putini dhe Medvedevi kanë këmbyer kandidaturat.