Nga Gani Qarri
Sot edhe një herë brenda dy ditësh pas shuarjes së Pretendentit të fronit mbretërorë Leka Zogut të I,Shqipëria dhe pjesëtarët e kombit kudo,me pikëllim dhe dhembje të thellë morën lajmin e hidhur për vdekjen e ish deputetit, politikanit, skenaristit të njohur dhe shkrimtarit të madh shqiptar, plakut të urtë, Sabri Godo. Shqiptarët në mënyrë të papritur i mbërtheu edhe një dhembje e thellë e cila i detyroi, që në nderim të këtij shkrimtari dhe Personaliteti të dëshmuar politik e kombëtar,të shpallin edhe një tjetër Ditë Zie në vend.
Sabri Godo, ishte lindur në Delvinë më 8 Gusht të vitit 1929 ku mbaroi shkollimin fillor,kurse atë të mesëm e kishte filluar në Tiranë për ta ndërprerë në gjysmë,pasi që ishte angazhuar në luftë si partizan,i cili do të shkonte edhe në Kosovë dhe ish Jugosllavi,nga do të sillte kujtime lufte dhe përjetime vrasjesh të shqiptarëve të cilat nuk do ti harronte deri në vdekjen e tij me 3 Dhjetor të vitit 2011.
Ky Plak i urtë si njëri ndër shkrimtarët e mëdhenj që kishte kombi ynë i vogël, ishte skalitur fort në mendësinë tonë që moti, me veprat e tij të famshme dhe ndër më të dashurat për shqiptarët,si; "Skënderbeu" dhe "Ali Pashë Tepelena", të cilat për ne ishin inspirim i fortë për të dashur atdheun dhe kombin edhe më shumë. Ndaj, dhembja për këtë personalitet është e madhe dhe e sinqertë tek të gjithë shqiptarët.
Plaku i urtë i letrave shqip dhe i politikës së matur shqiptare,nga sot nuk do jetë më në mesin tonë,ai i cili për here te parë futi në politikën shqiptare, një frymë të moderuar respektimi dhe bashkëpunimi me konkurrentët politik, duke dëshmuar kështu se njerëz të tillë janë në gjendje të bëjnë të evitueshëm konfliktin në mes të vjetrës dhe të resë edhe tek shqiptarët, që shpresuan aq shumë në demokraci.
Shkrimtari ynë ishte personalitet i vlerave,me përgatitje të lartë intelektuale,i cili nga rrugëtimet e jetës së tij jo të lehtë,bartëte mbi supet e tij të regjura, një të kaluar me sprova të shumta nga më të ndryshmet jetësore,njeri që në kohëra kur bëhej luftë për jetë a vdekje, kishte parë edhe të tjera realitete me sy, të cilat i kishte mbijetuar,kush e di me sa vuajtje njerëzore,ndaj kishte çka ti ofronte Shqipërisë dhe kombit në tërësi.
Ky plak i urtë me përjetime nga më të ndryshmet në jetë, ishte pjesë e protagonistëve që e dinin më së miri se ç’është atdhe dashuria,të cilën ai me intelektin e zgjuar dhe kulturën që posedonte e kishte dëshmuar në vepër ,dhe kishte arritur ta shprehte në mënyrë te ndershme dhe shumëdimensionale edhe në veprat e tij historike.
Godo u shqua në shoqërinë shqiptare,në kulturën dhe politikën e kombit si personalitetet i cili,në momentet më kulmore,të rënda dhe vendimtare për çlirimin e Kosovës, i dha mbështetje të fuqishme edhe luftës sonë për çlirim dhe unifikimit të faktorit politik shqiptar, për ta qu këtë luftë deri në fund
Ai burrë idealist i cili atdheun dhe kombin i donte me zemër, edhe pse ishte pjesëmarrës i luftës në ish jugosllavi ,sllavët nuk arritën ti bëheshin vëllezër dhe nuk i dolën kurrë as kushërinj,por përkundrazi që kur i njohu me ardhjen e tij të par në Kosovë,si luftëtar i ri , vëllezërit e tij ishin dhe mbetën shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare.
Godo si shkrimtar dhe intelektual i shquar ,ishte dashamirë i çështjes kombëtare shqiptare, si patriot i ndershëm e dëshironte një Shqipëri të fortë dhe të zhvilluar, dhe si politikani i matur i këtyre 20 viteve të kaluara në demokraci, ishte aktor i pa zëvendësueshëm i përafrimit të forcave politike në vend dhe përkrahës i bashkimit kombëtarë,i cili arriti të bëhej ndër politikanët e rrallë të kombit për të cilin kishin respekt të gjithë shqiptarët.
Vdekja e tij është humbje e madhe për letrat shqipe,për politikën e moderuar shqiptare dhe kombin në përgjithësi cili ndryshe nga të tjerët, gjatë këtyre 20 viteve të demokracisë,bëri shumë që të mos binte në kallëpin e politikanëve ofendues që shfryhen me sharje,por në vend të urrejtjes,respektonte edhe kundërshtarët duke u shprehë i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë.
Vdekja e një personalitet të shquar si Sabri Godo,themeluesit me 1991 të Partisë Republikane dhe Kryetarit të saj për 7 vjet,i cili aktualisht ishte kryetar nderi i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura,ku ushtroi detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe atij të Politikës së Jashtme,është humbje për të gjithë shqiptarët,humbje për politikën e urtë e të moderuar shqiptare dhe humbje e një zëri të fuqishëm të çështjes kombëtare, për të gjithë shqiptarët kudo jetojnë .
Ai ishte edhe njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar i cili letërsinë tonë kombëtare e pasuroi në shumë gjini letrare dhe historike për tu bërë i pavdekshëm përveç tjerash edhe me veprat e famshme si "Skënderbeu" dhe "Ali Pashë Janina",të cilat u bënë ndër librat më të lexuar dhe më të dashur,për shqiptarët.
Veprat e tij kryesore janë:
"Plaku i Butkës", Roman historik (1966)
"Ali Pashë Tepelena" roman (1970)
"Zëra nga burime të nxehta" tregime (1972)
"Intendenti",tregim (1973)
"Skënderbeu" (1975)
"Prova e zjarrit",roman (1977)
"Kohët që shkojnë,kohët që vijnë",reportazhe (1985)
"Ujërat e qeta",roman,(1988)
"Koha e njeriut",roman (1990)
"Udhëtari",roman (2009)
Skenarë:
Intendenti (1980
Drita e qytezës (1983)