English

SHBA, kandidati Herman Kejn largohet nga fushata presidenciale

Ish manjati i kompanisë së picave, Herman Kejn vendosi dje të tërhiqet nga gara për të fituar emërimin e Partisë Republikane për president, pas akuzave për ngacmime seksuale dhe mungesë besnikërie ndaj të shoqes.

Kejn u përshëndet me brohoritje dhe muzikë kur zbriti nga autobuzi dorë për dore me gruan në Atlanta të Xhorxhias. Kejn mbërriti në aktivitetin e organizuar në qendrën e asaj që pritej të ishte zyra qendrore e fushatës së tij dy orë e gjysmë pas fillimit. 10 minura pas fillimit të fjalimit, entuziasmi i të pranishëmve ra, kur ai njoftoi se nuk do të ishte më një nga kandidatët e Partisë Republikane.

“Duke filluar nga sot, me shumë lutje dhe me githë shpirt, po e pezulloj fushatën time për president. Po e ndërpres fushatën presidenciale për shkak të sulmeve të vazhdueshme që më kanë sjellë shqetësime si mua ashtu edhe familjes time”.

Ai tha se e kuptonte zhgënjimin e përkrahësve të tij, por kishte një “plan B”, siç u shpreh ai. Kejn tha se do të përpiqej për ndryshimin e politikave të Uashingtonit, jo si kandidat presidencial, por me një faqe të re Interneti me titull “Zgjidhjet Kejn”.

“Neve do të na duhet të punojmë pak më tepër, por do t’i bëjmë ndryshimet nga jashtë”.

Kejn tha se nuk ishte njeri perfekt, por ai ishte në paqe me fjalët e tij, me zotin dhe me të shoqen. Ai i quajti akuzuat e ngritura kundër tij fallso dhe të paprovuara.

Kejn u ngrit në krye të kandidatëve të Partisë Republikane në fillim të këtij viti, por popullariteti i tij ra për shkak të akuzave të ngritura kundër tij për ngacmime seksuale nga disa gra, kur ai ishte lobist për restaurantet, por më tepër kur një bizmesmene nga Atlanta tha se kishte patur një marrëdhënie intime më të për 13 vjet që u ndërpre kur ai filloi fushatën presidenciale.

Largimi i Herman Kejnit nga gara presidenciale i hap rrugën ish kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Njut Gingriç të udhëheqë në anketat për kandidatët republikanë, duke dalë përpara edhe ish guvernatorit të shtetit Masaçusets, Mit Romni.

Gjatë fjalimit të tij dje, Kejt tha se do të shprehë sëshpejti mbështetjen e tij për kandidatin republikan që do të konkurojë me Presidentin Barak Obama të Partisë Demokratike në zgjedhjet e nëntorit 2012.

NOA/VOA

KOMENTE