Shkodër, 4 dhjetor 2011 NOA Update – Një grua 47 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi u qëllua me thikë nga i shoqi, dhe nga veprimet hetimore të kryera deri tani, zbardhet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit mes çiftit, për motive të dobëta.
Në lidhje me ngjarjen, burime zyrtare policore i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al se nga shërbimet e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër u arrestua në flagrancë 51 vjeçari Sami Bajraku, banues në lagjen “Daniel Matlia”, të qytetit Shkodër.
Policia tha se i dyshuari ka goditur me armë të ftohtë thikë, duke e plagosur rëndë, bashkëshorten e tij.
Ngjarja ndodhi sot në ora 12.30, , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sami Bajraku, vjeç 51, në vendin e quajtur Zogaj, Shkodër, pikërisht rrugës së liqenit të Shkodrës.
Burrë e grua kanë shkuar atje për të ngrënë një drekë të diele, kur ka plasur sherr për xhelozi të të shoqit me gruan e tij.
Në humbje kontrolli me sy të errur nga xhelozia se mos e shoqja flirtonte me ndonjë tjetër, ai e ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij V. Bajraku, duke e hedhur atë në anë të rrugës.
Pass sinjaleve të marra, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, të cilët kanë bërë të mundur gjetjen e V. Bajrakut, e cila si pasojë e plagëve të marra, ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.
E dëmtuara është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër. Aktualisht mësohet se pas ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, 47-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me këtë ngjarje policia tha se po kryen veprimet e duhura procedurale e hetimore dhe materailet në ngarkim të Sami Bajrakut, do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
a.b/NOA