English

Terror në familjen kosovare, babai kërcënon familjen me 35 granata ofensive

Lipjan, 4 Dhjetor 2011 NOA - Prag tragjedie për një familje në një fshat të Lipjanit në Kosovë, ku djali është terrorizuar nga i ati i cili e dhunonte dhe madje e kërcënonte me bomba ofensive.

I riu është detyruar të kërkojë ndihmë policore e cila ka mbërritur në kohë, duke shmangur një tragjedi.

Korrespondenti i agjencisë NOA.al raporton se në orën 09.50 të paradites, në fshatin Halilaq i Vogël, Lipjan, forcat policore kanë ndërhyrë duke u futur në shtëpinë e djalit që denoncoi.

Të atit të dhunshëm që nuk kursente dajakun ndaj tij, i janë gjetur dhjetëra mjete shpërthyese.

Denoncuesi u pyet lidhur me rastin e dhunës familjare dhe ai ka treguar se ne shtëpinë e tyre, babai i tij posedon rreth 30 granata dore. Menjëherë u morën masa dhe përveç policisë së rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe forca speciale nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës dhe njësiti K-9.

Me autorizim te Prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë dhe ka qenë shumë e lehtë të gjendeshin 35 granata dore M-75, një thikë patentë dhe një njehsor elektrik dixhital. Policia komunikoi se është arrestuar babai i dhunshëm i cili përballet dhe me akuzën e mbajtjes pa leje të armatimit luftarak

a.b/NOA

KOMENTE
  • LIRIAN Gjokaj12:48 - 05 Dhjetor 2011
    te gjitha keto jan edhe s jan te verteta ...edhe nuk eshte e vertete qe policija shpetoj familjen por vete babai i djalit nuk ka deshte ^po per ti ngritur zerin policise qe nuk ka asnji pregaditje per nderhyrje te shpejt sikur thuhet eshte ber e gjithe kjo rreklame se ku ndodh nji polici kaq shpejte te konfiskoj armet dhe te shpetoj familjen nga zjarri...kudo neper bote se pari behet rrethimi dhe izolimi i familjes qe mos te futen njerzi nz shpi bisedohet ne menyren me te qete te mundur i flitet me auto parlant..aty perafer ka ekipe te specializuara si ne mjeksi ne polici edhe ne evakuim..po me mir thuani kjo qeveri na ka borgj deri te varri se nai prishen familjet e mdha na lan rrugave ndan gru e burre futen ne ligj martesat e pa zakonta ..pederasave..nuk kemi perkrahje sociale jemi te diskriminuar nga kryeministri qeverija shteti policija dhe jemi per gjynah te zotit ....se sa te merreni me gjyse te verteta pra me kete shembull qe per mua nuk eshte e vertete mbi 35perqind po nese po atere prap qeverija mban fajet se nuk i ka gjete pune keti njeriu dhe aj eshte detyruar te merret me arme ashtu sikur une dikur ..por tani nuk merrem sepse e kam nji pun te garantuar edhe ata ne perendim..se pote isha atje po ju siguroj se te gjitha keto bomba nuk i kisha shit pr ua kisha lan para deres se qeverise dhe dihet se si..