Prishtinë, 4 dhjetor 2011, NOA – Marrëveshja e arritur mes delegacionit të qeverisë së Kosovës dhe palës serbe nuk ka gjetur mbështetjen e të gjithë faktorit politik në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosja e cilëson këtë marrëveshje një tjetër lëshim të qeverisë së Kosovës. Sot në orën 12:30, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të flasi lidhur me marrëveshjen e bërë më 2 dhjetor në Bruksel.
Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri do të flasin në emër të Lëvizjes. Aktiviteti mbahet në zyrën e Lëvizjes, rr. Bajram Kelmendi, nr. 10.
a.k/NOA