English

Zgjedhjet në Egjipt, partitë islamike fitojnë 65 % të votave

Kajro, 4 dhjetor 2011, NOA – Partitë islamike, mes të cilave ajo e “Vëllezërve Muslimanë” dominojnë raundin e parë të zgjedhjeve politike në Egjipt, duke marrë mbi 65 % të votave popullore, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit të Zgjedhjeve, Yussri Abdel Karim, bëri me dije se tre formacionet politike, “Liri dhe Drejtësi” e vëllezërve muslimanë, salafitët e “El-Nour” dhe islamikët e moderuar të “Wassat” kanë marrë totalisht 62,25 % të votave.

Por, sipas gjasave në rast se do të llogariten këtu edhe votat e formacioneve të vogla islamike atëherë do të tejkalohet 65 % e votave në zgjedhjet e sotme në Egjipt.

mit/NOA

KOMENTE