English

AK: Kushtetuesja vuri vulën kuq e zi mbi censusin

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA - Aleanca Kuq e Zi në një deklaratë të dhënë për shtyp përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi termin “kombësi”, i përfshirë në ligjin për gjendjen civile, pas ndryshimeve të bëra në të. Aleanca Kuq e Zi ka kundërshtuar me forcë përdorimin e termit “kombësi” në ligjin e gjendjes civile, i cili u pasua me ndryshime fiktive të kombësive nga qytetarë shqiptarë në disa qytete të vendit. Aleanca Kuq e Zi thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vula kuqezi në procesin e censusit, të cilin e kundërshtuam mbi të gjitha, për kombësitë e falsifikuar, për të cilat u vendos me kast pyetja për etninë dhe fenë në faqet e pyetësorit.

Aleanca Kuq e Zi e konsideron damkën e zezë të politikës shqiptare të gjithë procesin e censusit për të cilin u shpenzuan miliona euro, edhe pse ishte një proces i paralajmëruar për të dështuar.

a.q/NOA

KOMENTE