Prishtinë, 5 dhjetor 2011, NOA- Një arsenal armësh është bllokuar në aeroportin e Prishtinës, armë të cilat ishin parashikuar për tu transportuar.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në hyrje të Kosovës është ndaluar një mashkull Malazez, pasi në bagazhin e tij janë gjetur dhe konfiskuar tre armë zjarri të dekoruara, dy thika, një karikator i revoles Glok, një palë dylbi, dy siguresa për revolen Glok dhe dy komplete për pastrim të armëve.
Pas bllokimit në aeroport me vendim të Prokurorisë, malazezit i është konfiskuar pasaporta, dhe është dërguar në polici ku dhe po pyetet për destinacionin e armëve.
a.y/NOA