Gjirokastër, 5 dhjetor 2011, NOA- Një grua nga qyteti i Gjirokastrës, ka shpëtuar vetëm për pak nga fundi i jetës, kjo pasi 40 vjeçarja me iniciale H.K, ka tentuar të mbytet në liqenin e Viroit.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bën me dije për agjencinë e lajmeve NOA.al se, ka qenë një telefonatë e cila dëshmoi se një grua po ecte më këmbë në shi, pa çadër në drejtim të liqenit të Viroit nga pjesa e poshtme e liqenit dhe dukej shumë e shqetësuar.
Pas kësaj telefonate është vënë në veprim parulla e policisë e cila nga kontrollet e bëra në liqen, në pjesën e poshtme të tij ku bashkohet uji që shkarkohet nga liqeni me ujërat e lumit Drino ku ndodhet një gropë e madhe rreth 4 metra e thellë e mbushur me ujë ka gjetur 40 vjeçaren, e cila ka tentuar të vetëmbytej .
Fatmirësisht gruaja është kapur pikërisht në momentin që donte të hidhej në ujë, ku policia i ka bërë thirrje dhe menjëherë janë afruar me shpejtësi dhe ndërhyrja e tyre ka qenë vendimtare, pasi kanë bërë të mundur kapjen e saj dhe mos lejimin që ajo të hidhej në gropën me ujë.
Pas kësaj gruaja është shoqëruar në polici dhe ka shpjeguar se ishte në gjendje të rëndë shpirtërore dhe kishte vendosur t’i jepte fund jetës, për shkak të mosfunksionimit të marrëdhënies dashurore që ajo kishte me një person.
Mësohet se 40 vjeçarja prej vitesh ishte e divorcuar dhe kishte edhe fëmijë, ndërsa shkaku i depresionit ishte mos funksionimi i marrëdhënies në çift, pasi së fundmi kishte një lidhje dashurie.
Sakaq menjëherë pas veprimeve përkatëse gruaja u dërgua në banesë pranë fëmijëve të saj, në gjendje më të qetë.
a.y/NOA