Tiranë, 5 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj Update - Ka hedhur poshtë akuzat duke u shprehur se ishin "akuza të një rrenacaku të pakufi siç është Berisha", Edi Rama, kryetar i PS, duke shkruar si zakonisht në faqen e tij në rrjetin social Twitter:
“Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon? Aq sa ç’kam punuar me këtë rrenacak pacak për të shkruar në libër se çfarë mendoj për Fatosin.”
Kryetari Rama ka hedhur poshtë çdo fjalë me përbuzje të thënë sot nga Berisha duke shtuar se Sali është një lexues i gjynahtë i librit të tij “Kurban” :
“Është keqardhje të kesh një lexues të gjynahtë si Saliu që merret me librin gjithë ditën, po nuk thotë dot që e ka lexuar!” shkruan kështu Rama duke komentuar ato çka tha Berisha në një takim me studentë.
Sa i takon të ardhurave të shqiptarëve për frymë, Edi Rama edhe njëherë ka nënvizuar se asgjë nga ato çka thotë Saliu nuk janë të vërteta. Saliu edhe në këtë aspekt gënjen, pasi ai nuk jeton me të përditshmen e shqiptarëve po vetëm me njerëzit e oborrit që pasurohen nga vjedhja e pasurive të vendit:
“8000 dollarë për frymë kanë shqiptarët sot thotë Saliu, sepse nuk jeton në Shqipëri po në oborrin e pasurive të vjedhura.”
a.y/NOA
Lexoni si nisen replikat: Bashkëbisedimi i plotë, Berisha: Dy çastet më të vështira të karrierës sime