Bon (Gjermani), 5 dhjetor 2011, NOA - Trupat ushtarake në Afganistan do të qëndrojnë dhe kontribuojnë përtej vitit 2014 deri në arritjen e objektivave ndërkombëtare në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit.
Këtë fakt e konfirmoi ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Afganistanin, të mbajtur sot në Bon të Gjermanisë e cila zhvillohet 10 vjet pas konferencës së parë të Bonit.
Sipas zyrës së shtypit të MPJ, Haxhinasto theksoi se kontributi i vendit tonë, ka ardhur gjithmonë në rritje dhe është përqendruar në fusha ku Afganistani ka nevojë duke bërë të ditur se Shqipëria ka aktualisht në Afganistan 333 ushtarakë dhe policë, të cilët janë vendosur në disa zona sensitive.
"Forcimi i paqes dhe i sigurisë në Afganistan, nuk mund të arrihet vetëm me mjete dhe rrugë ushtarake, por edhe duke forcuar dimensionin civil të asistencës. Një sfidë tjetër për komunitetin ndërkombëtar, mbetet lufta kundër prodhimit të drogës dhe tregtimit të saj, e cila ka implikime jo vetëm për Afganistanin, por edhe për zonat e tjera", tha ministri. Zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme bëri të ditur se në konferencë, morën pjesë mbi 100 delegacione nga vende të ndryshme, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare ndërsa ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, Kancelarja gjermane Angela Merkel; Presidenti i Afganistanit, z. Karzai, etj.
Gjatë konferencës, Ministri Haxhinasto pati takime dypalëshe me Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Klinton, të cilën e ftoi për të marrë pjesë në takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut, që do të mbahet në T