Durrës, 5 dhjetor 2011, NOA- Një 39 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka përfunduar në polici pasi kishte shkelur vendimin e gjykatës së këtij qyteti.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Arben Haxhia ka shkelur vendimin e Gjykatës së Durrësit dhënë në muajin korrik, që caktonte ndaj tij masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Mësohet se Haxhia është larguar për në Itali dhe ditën e djeshme është kapur në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi ishte shpallur person në kërkim që prej datës 1 dhjetor.
Po sipas policisë mësohet se, 39 vjeçari është në proces gjykimi për veprat penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.
a.y/NOA