English

Internet, 11 milionë navigojnë me smartphone, shumë në Shqipëri

Tiranë, 5 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Deri pak vite më parë ishte një objekt që e kishin shumë pak persona, ndërsa tani smartphone është gjithnjë e më i pranishëm tek ne.

Aq sa 50% e telefonave celularë që mbajmë në duart tona janë pikërisht të këtij lloji dhe në shitje duhet thënë se smartphon-ët kanë kaluar në një avantazh superior kundrejt të tjerëve.

Këto janë të dhënat e prezantuara nga Nielsen që lidhen me vitin 2011 dhe ilustrohen në Iab Seminar në “Fieramilanocity”, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sondazhi është kryer në Itali dhe ka rezultuar se 11 milionë e italianëve navigojnë në internet pikërisht nëpërmjet smartphone.

Por dukuria e rritjes së përdorimit të telefonave smartphone ka marrë zgjerim në të gjithë botën. Në SHBA llogaritet që dy në tre persona kanë një smartphone.

Ndërsa në Shqipëri, gjendja është disi më ndryshe. Duke qenë se mania e shqiptarëve është të mbajnë disa karta sim, sigurisht dhe që të paguajnë më pak duke shfrytëzuar ofertat e cdonjërës prej katër kompanive, kryesisht telefonat i kanë josmartphone.

Por së fundi edhe cmimet e këtyre telefonave kanë rënë duke u bërë të arritshëm gjerësisht. Ndaj nëse një person në Shqipëri i ka dy apo tre telefona, me shumë mundësi njëri është smartphone.

Kompanitë celulare po ofrojnë telefona smartphone edhe me 8 mijë deri 10 mijë lekë, kurse ato me emër si Iphone 4 S gjenden duke nisur nga 0 lekë për abonentë me kontratë me pagesë të lartë mujore dhe deri 98 mijë lekë pa detyrime kontraktuale.

r.b/NOA

KOMENTE