Mitorvicë, 5 dhjetor 2011, NOA- Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, ku dëmi i saj ka shkuar në 17 500 euro.
Burime zyrtare nga Policia e Kosovës thanë për NOA.al, se pronari i një depoje ka denoncuar në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar depon ku i janë vjedhur veshmbathje në vlerë rreth 17500 euro.
Lidhur me këtë rast në tregun e Prishtinës është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe me mall me veshmbathje e cila dyshohet të jetë vjedhur në depon në fjalë.
Mësohet se si i dyshuar për këtë rast është arrestuar dhe ai është një i ri po nga Mitrovica i cili është dërguar në ambientet e paraburgimit.
a.y/NOA