English

Maunet lëviznin mbi gomat prej droge, pranga 5 shqiptarëve

Akuaviva (Itali) 5 dhjetor 2011, NOA – Një plan i thjeshtë, por “shumë i zgjuar”: Droga nuk udhëtonte në kamione, por ishin kamionët që lëviznin mbi mariuanën. Por, rruga e fundit nuk ka rezultuar me fat për 5 shqiptarët, të cilët prej kohësh ishin vënë nën shënjestrën e policisë në një fshat pranë Akuaviva del Fonte.

“Një laborator i rëndomtë, por shumë efikas, që gjendet disa hapa nga rruga, në një vend strategjik”, shkruanin hetuesit në informacionin e dërguar prokurorëve.

Një shtëpi - bunker, e cila kontrollohej me armë, madje me shumë ndërrime turnesh për rojet.

Policisë i është dashur kohë, derisa të pikaste korrierët e të filmonte pjesë të operacionit, deri në nisjen e ngarkesës drejt Pullias.

Sasia e mariunës e sekuestruar ka qenë e madhe: mbi 300 kilogramë, të ndarë në 270 pako, e të fshehur në gomat e kamionët, i cili drejtohej nga një shtetas italian.

Por, kamioni shoqërohej nga dy makina ku qëndronin shqiptarët, madje të armatosur, të cilët shoqëronin “mallin e tyre”.

Policia ka arrestuar menjëherë trafikantët:

1. RAFFAELE MICCIO, 41 vjeç me kombësi italiane

2. ERMION XHEKA, 22 vjeç nga Durrësi

3. ORGEST VERBOFSHI, 27 vjeç nga Durrësi

4. LULZIM MURATAJ, 25 vjeç

5 JOVAN SARAÇI, 25 vjeç

Të arrestuarve iu gjetën edhe 1900 euro, ndërsa kanë nisur hetimet se nga vinte një sasi kaq e madhe droge.

a.q/NOA

KOMENTE