Paris, 5 dhjetor 2011, NOA- Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidenti i Francës Nikolas Sarkozy dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel thanë se, nuk mund të kontrollohen borxhet e të tjerëve.
“Ajo që ndodhi me Greqinë nuk duhet të përsëritet, vendet e eurozonës do mblidhen një herë në muaj por Greqia përbën një përjashtim nga kjo krizë”, u shpreh Merkel.
Nga ana e tij Sarkozy theksoi se po merren masa për tu përballuar kriza në eurozonë, duke shtuar se kjo është kriza më e rëndë me të cilën janë përballur vendet e eurozonës dhe se Gjermania dhe Franca nuk mund ti kontrollojnë tërësisht borxhet e të tjerëve.
“Ajo qe kemi vendosur edhe më parë është se buxhetet e vendeve anëtarë të mos mungojnë dhe ajo që kemi kaluar të mos përsëritet kurrë. Këto vendime do merren me shumicë brenda BE. Kemi vendosur që krerët e qeverive të mblidhen një herë në muaj për të parandaluar që kjo krizë të ndodhë sërish”, u shpreh Sarkozy.
a.y/NOA