English

MPJ reagon për marrëveshjen e re Kosovë-Serbi

Tiranë, 5 Dhjetor 2011 NOA - Ministria e Punëve të Jashtme reagoi sot duke thënë se përshëndet marrëveshjen e arritur për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) në bisedimet teknike Kosovë-Serbi.

Arritjen e paktit, MPJ shqiptare e vlerëson si shprehje e vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes këtyre dy vendeve, dhe si një hap drejt integrimit të Kosovës në BE.

“Shprehim besimin se zbatimi sa më shpejt i marrëveshjes IBM dhe marrëveshjeve të mëparshme, të arritura me angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, do të kontribuojnë në funksionimin më të mirë të sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, në veçanti në kufirin mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, duke ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dy vendet”, - thuhet në deklaratën e MPJ për arritjen e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit Kosovë-Serbi, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

KOMENTE