Itali, 5 Dhjetor 2011 NOA/Rid Bulku - Rreth 30% e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç vuajnë nga rinitit alergjik. Kjo shifër ishte vetëm 15% 10 vite më parë por rritja po vërehet me hapa galopantë aq sa në vitin 2020 parashikohet të arrijë në 50% ose një në cdo dy fëmijë.
Alarmi vjen nga Gianluigi Marseglia, profesor pediatrie në Universitetin e Pavias në Itali, i cili lajmëron: “Kjo patologji sociale e cila prek fëmijët, nëse nuk diagnostikohet në kohë apo nuk kurohet ashtu siç duhet mund të çojë në shfaqjen e astmës”.
Në 70% te rasteve rinitit shkaktohet nga Acarina dermatofagoide, një mikroorganizëm (nganjëherë i padukshëm më sy të lirë), i cili ka si habitat të preferuar dyshekët, jastëkët, moketet etj., raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
r.b/NOA