English

Notojnë në mes të dëborës në minus 30 gradë

Kinë, 5 dhjetor NOA - Temperatura në zinxhirin gjigand të Khingan, në Kinë, ka arritur nën 30 gradë poshtë zeros, por diçka e tillë duhet thënë se nuk i ka dëshpëruar aspak notuesit në vend. Faktikisht kanë qenë të shumtë ata që kanë dalë në kostum banjoje duke notuar në një pishinë, e cila është e vendosur në një pikë ku ofrohet një panoramë e shkëlqyer. Notuesit kanë pohuar se një veprim i tillë nuk është vetëm emocionues dhe stimulues, pasi ai ndikon pozitivisht dhe tek shëndeti ynë, pasi krijon një rezistencë të mirë ndaj sëmundjeve në temperaturë të ulët. Ndërsa disa kanë ndërmarrë këtë veprim kanë qenë shumë nga ata që kanë shijuar nxehtësinë e ujërave termale të zonës, duke bërë banjë të nxehta në ajër të hapur. Një prej turistëve ka shpjeguar: “Mendoja se do të vuaja shumë nga i ftohti, por duke u futur në ujin e ngrohtë nuk ndien absolutisht asgjë”. r.b/NOA

KOMENTE