English

Parandalimi i krimit, policia prangos 18 vetë e bllokon 200 makina

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA- Policia e Shtetit në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale ka marrë një sërë masash, ku janë ndaluar 18 persona, janë bllokuar 200 automjete, janë sekuestruar 8 armë dhe 400 gramë hashash.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset kryesore rrugore të vendit, për një periudhë 10 ditore janë ndaluar 18 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë bllokuar pa dokumente 200 makina dhe janë sekuestruar 8 armë pa leje duke vënë në pranga edhe personat përgjegjës.

Mësohet se krahas tyre, janë sekuestruar edhe 400 gram lëndë narkotike hashash.

a.y/NOA

KOMENTE