English

Pasqyra e shtypit, 5 dhjetor 2011

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 5 dhjetor 2011.

Edicioni i parë

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm titullin: “Të gjithë kundër, PS urdhër me email deputetëve për buxhetin”, i cili flet për komunikimin elektronik që u është bërë deputetëve të selisë rozë për votimin e Buxhetit 2012. Disa tituj të tjerë janë; “Shkrumbohet një familje, vdesin bashkëshortët, mbijeton 2 vjeçarja”, “Godos i jepet lamtumira e fundit, letrat e pabotura”, “Ther gruan për xhelozi”.

E përditshmja “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Ish-ushtarakët, ulen me 7 mijë lekë pensionet, përfituesit debitorë nga viti 2009”, i cili për llogaritjen e re të pensioneve për kategorinë e ish-ushtarakëve. Disa tituj të tjerë në faqen e parë të kësaj gazete janë; “Tragjedi në Tiranë, vdesin nga zjarri dy bashkëshortët dhe vajza 5 vjeç”, “Berisha: PD mbushi tubimet e Ramës kundër Nanos, dy momentet e vështira në politikë”, “Lamtumira për Sabri Godon, politika përulet para “babait” të Kushtetutës”, “Ben Blushi: Si e ndërtova Shqipërinë time”.

Gazeta “Republika” ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë më titull; “Përcillet për në banesën e fundit”, që i referohet ceremonialit të varrimit të politikani dhe shkrimtarit Sabri Godo. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Berisha më të rinjtë në Durrës: Në vitin ’90 rinia shmangu një konflikt civil”, “Nis sot shqyrtimi nen për nen i Buxhetit 2012”, “Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, kritikon mediat dhe kishën serbe për mbështetjen që i kanë dhënë barrikadave”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOAshqip dhe anglisht. Për t’u abonuar në këtë shërbim ose për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, na shkruani në adresën; pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE