English

Plagoset një polic te 21 dhjetori

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA- Një plagosje me armë zjarri është shënuar pak çaste më parë në zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur.

Siç njofton agjencia e lajmeve NOA.al, i plagosur nga këto të shtëna armësh ka ngelur 45 vjeçari Dëfrim Musai, ndërsa nuk bëhen ende të ditura shkaqet që çuan në plagosje.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se i plagosuri është punonjës policie, dhe se është dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak.

Gjithsesi ende nuk dihet autori i ngjarjes ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

a.y/NOA

KOMENTE