Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA – Një ditë pas tragjedisë në familjen Spahiu, ku u dogjën dy bashkëshortët dhe vajza e tyre katërvjeçare, sot është prononcuar edhe policia e Tiranës, mbi ngjarjen e ndodhur në Rrugën “Derhemi”, rreth orës 01.15’, të mëngjesit të së dielës.
Sipas policisë rezulton se në mjediset e kuzhinës ndodhej një bombul gazi për gatim, e cila gjatë natës ka patur rrjedhje, duke mbushur gjithë banesën me gaz, që si pasojë e një shkëndije elektrike (hapje të çelësit të dritave, të celularit), ka bërë të shpërthejë masën e gazit, që ka shkaktuar djegien e banesës dhe asfiksimin deri në vdekje të dy bashkëshortëve, Florida Niko Xhaçka, 35 vjeç dhe Genc Mehmet Spahiu, 37 vjeç dhe vajzës së tyre Jona Genc Spahiu, 4 vjeç.
Ndërkohë vajza e tyre e vogël motake Dea Spahiu, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
mit/NOA