English

Rusi, partia e Vladimir Putin fiton mazhorancën absolute në zgjedhje

Moskë, 5 dhjetor 2011, NOA – Partia “Rusia e Bashkuar” e kryeministrit Vladimir Putin ka fituar mazhorancën absolute të vendeve në Dhomën e Ulët të parlamentit rus, e njohur si Duma, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kështu, partia e Putin ka fituar 238 mandate deputetësh nga 450 vende, që përbëjnë Dumën ruse.

Ishte Presidenti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vladimir Tchourov që njoftoi për mediat, rezultatet e parakohshme të zgjedhjeve sipas sistemit proporcional.

Sipas Tchourov, Partia Komuniste ka dalë e dyta në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke fituar 92 vende në parlament, partia Rusia e qendrës së majtë fitoi 64 deputetë dhe liberal-demokratët apo nacionalistët 56 vende në Duma.

Rezultatet në këto zgjedhje janë tejet të favorshme për kryeministrin rus Vladimir Putin, pasi ai ka mazhorancën absolute në Duma.

mit/NOA

KOMENTE