English

Seanca “Meta-Prifti”, Braho: Dëshmitë vërtetuan mashtrimet e Priftit

Tiranë, 5 dhjetor 2011, NOA- Pak çaste më parë ka përfunduar seanca e radhës e video-përgjimit Meta-Prifti.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në këtë seancë kanë dëshmuar 4 dëshmitarë, mes tyre edhe Fatmir Merkaj administrator i një kompanie i cili mendohet të jetë edhe ndër dëshmitarët kryesorë të kësaj çështje.

Në dëshminë e tij, Merkaj është shprehur se ka patur një takim me ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti dhe se ky i fundit i ka kërkuar dhuratë.

Por menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, ka reaguar edhe avokati i ish-Kryeministrit Ilir Meta, Spartak Braho.

Në fjalën e tij për mediat Braho është shprehur se, “Dëshmitë vërtetuan mashtrimet e Priftit. Ai jo vetëm ka kërkuar dhuratë por edhe ka marrë dhe do jenë po këto dëshmi që do tregojnë dhe demaskojnë këtë proces masakaradë”.

Mësohet se seanca e radhës lidhur me këtë çështje do të mbahet më 12 dhjetor.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Kushtrim Selmanaj18:43 - 05 Dhjetor 2011
    Duke marre si te vertete deklarimin e z. Merkaj(dyshimet mbeten teper te forta duke pare shpesh here deklarata te rreme, dhe kjo jo vetem ne Shqiperi), z. Prifti duhet te kete pune me drejtesine(perseris, mbetet dyshimi sepse behet fjale per deshmine e nje personi qe mund te deklaroje jo te verteten). Ne rastin e akuzes se z.Prifti per meten(nuk po e shkruaj me te madhe, nuk e meriton), kemi nje filmim qe ekspertet amerikane, dhe nuk ke c'te shtosh tjeter, e vleresojne ORIGJINAL DHE TE PA TRUKUAR, dhe me sa di une me gjithe rritjen e teknologjise elektronike nuk ekzistojne telekamera qe jane ne gjendje te bejne deklarata te rreme...atehere mata, me falni, desha te shkruaj meta(u bera shume kohe ne mergim dhe sorrollopin e metes ketej e quajne dhe mata, gente mata, dmth, njerez te mete, keshtu qe dhe duke gabuar paskam thene te verteten).Patjeter qe jane njerez te mete, kur nje filmim qe ekspertet amerikane e vleresojne ORIGJINAL DHE TE PA TRUKUAR, ja kalojne me <superioreve> eksperteve shqiptare, qe hedhin poshte vleresmin e kolegeve <modest> amerikane, dhe deklarojne qe eshte i trukuar. Njerez pa moral, qe aq sa i shkelqen lekura e qafes, qe gati-gati ja ka kaluar mesit, sa i shkelqen kostumi, kravata, makinat, aq i nxin shpirti.