English

SHBA, pensionistja 93-vjeçare shiste materiale vetëvrasëse, dënohet për shpërndarje

SHBA, 5 dhjetor NOA - Shiste materiale vetëvrasëse duke i dërguar ato drejtpërdrejtë nga shtëpia e saj në El Cajon të Kalifornisë, duke shmangur pagesën e taksave. Protagoniste është një grua 93 vjeçe, Sharlotte Hydorn, që është shpallur fajtore për akuzën e evazionit fiskal. Faktet lidhen me vitin 2006, kur zonja e moshuar ngriti këtë ndërmarrje, ku pas pensionit arriti të grumbullonte një shifër prej 150 mijë dollarësh. Historia doli në pah vetëm në maj, pas një inspektimi në shtëpinë e saj në El Cajon, në lindjeSan Diego. Në atë kohë policia sekuestroi me mijëra paketa “GLADD Group” - ermi që u ishte vënë nga gruaja – të cilët kushtonin nga 40 dollarë secili dhe përmbanin një zarf plastik dhe një tub heliumi. Gruaja ka pranuar se ka shitur më shumë se 1.300 paketa të tilla në SHBA dhe jashtë vendit të saj, duke pranuar këtë krim dhe ka paguar 26 mijë dollarë taksa të pa paguara. Gjykata ka vendosur që 93-vjeçarja do të lihet e lirë në rast se nuk vazhdon të shpërndajë materialet vetëvrasëse. r.b/NOA

KOMENTE